Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se iniciativa e fundit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, i ka tensionuar raportet me partnerët ndërkombëtar.
Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se peticioni i deputetëve për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Veçanta, është provuar të bëhet mocion për me hy në rrugë urgjente për shqyrtim në Kuvend.
“Dhomat e specializuara nuk mund të abrogohen me iniciativa ligjore në Kuvend, dhe se iniciativa e tillë, ka shkaktuar kaos dhe pa dëgjueshmëri publike, siç po shihet shenja jo të mira të kësaj”, ka shtuar Haziri.
Sipas tij, ne kemi mundur që pretendimet e senatorit Dick Marty, përmes një gjykate të themeluar në Kosovë, të trajtohen në gjykatat vendore.