Helmimi masiv në Deçan, Albin Kurti: Do t’ju përgjigjemi nevojave të qytetarëve

Kryeministri i Kopsovës Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në Deçan.

Ai është shprehur në një postim në “Facebook” se gjendet në vizitë zyrtare dhe s’ka mundur të jetë pranë qytetarëve por që ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me insitucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit”, ka shkruar ai.

Më tej kryeministri Kurti ka thënë se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni.

“Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë dje ka treguar se ndodhet në Athinë të Greqisë ku po merr pjesë në një simpozium Symi Symposium.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme