Helmimi masiv, Prokuroria e Krujës: Ekspertim mjeko-ligjor si dhe hetim të analizave të ujit të pijshëm

Prokuroria e Krujës ka reaguar zyrtarisht pas situatës në spital ku janë paraqitur me shenja helmimi një numër i madh banorësh i këtij qyteti. Njoftohet se prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave.

Për të zbuluar shkaqet e helmimit, por edhe për të zbuluar përgjegjësit për këtë situatë, prokuroria njofton se është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Po ashtu po hetohen analizat fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës.

“Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës. Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, ndërkohë që shtohet se janë në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit./tvklan

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme