“Hëna e përgjakur e kaltër”

Kjo ngjarje e pazakontë astronomike shkakton eksitim të madh, sepse ajo kombinon tre fenomene hënore të pazakonshme, super hënën, hënën e kaltër dhe eklipsin e plotë të hënës

Njerëzit në disa pjesë të botës pas 36 vitesh përsëri shijuan pamjen e “super hënës së përgjaku të kaltër”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kjo ngjarje e pazakontë astronomike shkakton eksitim të madh, sepse ajo kombinon tre fenomene hënore të pazakonshme, super hënën, hënën e kaltër dhe eklipsin e plotë të hënës. Në fakt, “Hëna e përgjakur e kaltër” është një treshe ose tre dukuri astronomike që paraqiten së bashku në qiell.

Hëna sot do të jetë më e afërt me tokën në orbitën e saj dhe do ta shohim 14 herë më të madhe dhe 30 për qind më të ndritshme.

Kjo është një fenomen kur hëna e plotë është më afër tokës se zakonisht. Kur hëna bëhet e kuqe, atëherë kjo quhet “hëna e përgjakshme”, ndërsa kur në një muaj kalendarik në qiell shfaqet hëna e plotë, ai fenomen quhet “hëna e kaltër”.

Megjithatë, Evropa nuk është midis vendeve ku mund të shihet ky fenomen i rrallë. Atë mund ta shijojnë Amerika e Veriut, Azia, Lindja e Mesme, Rusia dhe Australia.

Kjo ngjarje hënore, herën e fundit është parë në 30 dhjetor të vitit 1982, ndërsa atëherë pati mundësi ta shijojë edhe Evropa, Afrika dhe Azia Perëndimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme