Heronjtë e përditshëm dhe të padukshëm të Policisë së Kosovës

Derisa zhvillimet politike në Kosovë kanë mbetur nën ndikimin e ngjarjeve që ndërlidhej me trenin me mbishkrime provokative dhe ngjalli reagime nga më të ndryshme jo vetëm në skenën e brendshme politike dhe rajonale, por edhe në arenën ndërkombëtare, policia e Kosovës ka vazhduar edhe me shumë aktivitete që për qëllim kanë pasur parandalimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale.

Njësiti special ROSU u aktualizua së tepërmi me gadishmërinë për të intervenuar në pikën kufitare në Jarinjë, mirëpo, edhe njësitet e tjera të policisë së Koosvës nëpërmes aksioneve policore kanë dëshmuar se janë në gjendje gadishmërie në funksion të rendit dhe zbatimit të ligjit.

Larg vëmendjes së medieve, Policia e Kosovës në më pak se 24 orë ka reaguar në raste të ndryshme dhe ka arrestuar persona që kanë poseduar armë dhe kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ka vepruar në rastet e ngacmimit seksual, të sulmeve fizikeve dhe shkaktimit të plagëve me mjete të rrezikshme nga persona me precedent penal.

Ja vetëm disa nga aktivitetet e raportuara në të cilat “heronjtë e padukshëm” veprojnë çdo ditë, larg syve të opinionit por shumë pranë rrezikut që të pësojnë edhe me jetë varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë së akteve kriminale. Risjellim në vëmendje, se paga e një pjesëtari të policisë është thuajse e barabartë me një të nëpunësi ordiner shtetëror.

Arrestohet një person në Kamenicë, posedonte armë

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48 dhe një revole CZ, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Arrestohet për shkak se keqpërdori 3963 euro duke shitur mallra pa afat

Policia e Kosovës, ka arrestuar të mërkurën në Prishtinë një person, i cili dyshohet ta ketë keqpërdorur një shumë parash, duke shitur mallra pa afat.

Pas hetimeve, ekziston dyshimi se personi në fjalë në cilësi të menaxherit ka keqpërdorur shumën prej 3.963,20 euro duke tentuar që këtë shumë të parave ta mbulojnë me mallra me afat të skaduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Posedonte armë, arrestohet një person në Pejë

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që njësiti policor pas një informate, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të cal. 9 mm, nëntë fishekë, një karikator të zbrazët, një brisk dhe një OC prej, transmeton Indeksonline.

Kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

Sulmon me dru viktimën, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë-shkop druri viktimën mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast i dyshuari me veturën e tij ka goditur një veturë me të cilën është sjellë viktima për tretman mjekësor në QKMF, transmeton Indeksonline.

Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilanasi sulmon fizikisht shtetasin e Shqipërisë

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

Prishtinë: Therje me thikë, përfundojnë në pranga dy të dyshuar

Pas një përleshje për motive të pa qarta, në rrugën  “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë dje rreth orës 14:30  dy persona kanë therur me thikë një person.

Sipas Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për tretman, ndërsa dy të dyshuarit kanë përfunduar në pranga.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit për arsye të panjohura janë përleshur në mes veti, me ç’rast njëri prej tyre është therur me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngacmohet seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

Një femër e komunitetit serb ka ngre padi kundër një personi, po ashtu të komunitetit serb, pasi i njëjti thuhet ta ketë ngacmuar seksualisht atë përderisa ishte duke u kthyer në banesë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme