Heshtje në BDI për akuzat ndaj Artan Grubit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Prokurorisë rreth ish zv.kryeministrit të parë Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Alsat bëri përpjekje për të marrë një qëndrim nga nënkryetari Arbër Ademi dhe nga ish ministri Bujar Osmani, por pa sukses.

Grubi kaloi kufirin për në Kosovë dy ditë më parë, siç tha, për angazhime private, kurse sipas kryeministrit Mickoski, Bajrami është tashmë për një kohë më të gjatë në Kosovë. Grubi paraprakisht kishte njoftuar tërheqjen nga jeta publike pas shpalljes së tij në listën e zezë amerikane për korrupsion, për shpëtimin e Sasho Mijallkovit nga drejtësia.

Ndërkohë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot qëndron në Prishtinë, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i partisë, Faton Ahmeti. Ahmetit gjatë qëndrimit në Prishtinë ju nda çelësi i qytetit.

Megjithatë, është akoma e paqartë nëse ai në Prishtinë do të takojë ish shefin e kabinetit të tij, Grubin. Ky i fundit dikur pretendonte se asgjë nuk bën pa urdhrin e Ahmetit.

“Nuk jam person i ri, nuk jam fëmijë. Por, të gjithë e dinë se në politikë unë do të bëjë ashtu siç do të më thotë Ali Ahmeti. Nëse Ali Ahmeti më thotë të shkojmë me LSDM-në, do të shkojmë me LSDM-në, nëse Ali Ahmeti më thotë të punojmë në atë lidhje si strategji… 00:54 Shihem si pasues i tij, ushtar, si ta them aktivist, anëtar, i cili beson në të dhe që është në politikë për të. Unë kam hyrë në politikë për atë”, tha Artan Grubi, ish zv.kryeministër.

Nga partia e Ahmetit dërguan komunikata për Klinikën e Fëmijëve dhe për kërkesën e Mickoskit për dorëheqje të gjykatësit Kushtetues Osman Kadriu, por jo edhe për zhvillimet e fundit që i prekin drejtpërdrejt. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme