Prej gati një orë, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas informacioneve, mësohet se ka dhënë shpjegime në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij, ndërsa marrja në pyetje është bërë në prani të avokateve te tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.
Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.
Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
© SYRI.net