“Hileqarë”/ Rama thumbon kritikët brenda PS: Bëni vetëkritikë, por jo t’i lini skuadrës kodoshin në derë

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar mënyrën sesi sipas tij do të qeveriset nga tani e në vijim, në një kohë që vendi është përfshirë prej 61 ditësh nga protesta masive, ka kritikuar anëtarët e PS të të gjitha niveleve se nuk dëgjojnë problematikat e votuesve.

Po ashtu në një dokument të quajtur Prania Besnike Rama prezantoi atë që e quajti frymë të partisë. Teksa prezantoi edhe shtyllat e kësaj fryme, nuk harroi të thumbonte dhe zërt kritikë brenda PS-së .

Ai tha se brenda për brenda mud të flitet edhe me zë të lartë, sepse kritika është ushqim i skuadrës, por jashtë mund të bëhen vetëm vetëkritika pa i lënë fajin partisë, ose siç e quajti ai t’i lësh partisë kodoshin në derë. Rama shtoi se një prani e tillë që i lë fajin skuadrës është hileqare.

“Korrektesa si detyrë për të kthyer përgjije, mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar. Ne s’duhet të themi doemos po, por njerëzit kërkojnë po, jo dhe kur. Halli bëhet poshtërues kur nuk përfillet.

Gjithçka nis nga ne që jemi në sallë ose nuk nis fare, Nis nga Grupi Parlamentar, nga qeveria. Kritika e brendshme kultivohet si ushqim i skuadrës së familjes politike, brenda nesh flitet hapur, ndërsa jashtë vetëktitikë, por jo për t’i lënë skuadrs kodoshin në derë, kjo nuk është prani besnike, është prani hileqare”, tha Rama.

The post “Hileqarë”/ Rama thumbon kritikët brenda PS: Bëni vetëkritikë, por jo t’i lini skuadrës kodoshin në derë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme