“Hillary Clinton nuk do të kandidojë më kurrë”

Hillary Clinton kurrë më nuk do të kandidojë për asnjë funksion shtetëror pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nga Donald Trump.

Kështu ka deklaruar bashkëpunëtorja e kandidates presidenciale të demokratëve, transmeton Koha.net.

“Mendoj se ajo do të merret me ofrimin e ndihmës fëmijëve dhe familjeve”, ka thënë për CNN Neera Tanden, kryetare e Qendrës amerikane për Përparim e lidhur me Partinë Demokratike.

Hillary Clinton, ka theksuar Tanden, në këtë çështje ka qenë e fokusuar tërë jetën e me këtë do të merret edhe gjatë viteve të ardhshëm.

“Nuk pres që ajo ndonjëherë të kandidojë për çfarëdo funksioni shtetëror”, ka thënë Tanden.

Bashkëpunëtorja e Hillary Clinton ka reaguar kështu për artikullin e “New York Timesit” me të cilin spekulohej se ajo do të kandidojë për prefekte të New Yorkut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme