“Hiq dorë nga…”- U mor peng dhe u qëllua me armë në pyll, identifikohet durrsaku i plagosur në Kretë! Ja shkaku i dyshuar

Një 40-vjeçar shqiptar është futur me forcë në një makinë në Kretë, Greqi  nga disa persona të maskuar, është dërguar në pyll dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në këmbë.


Shqiptari është gjetur në orët e para të mëngjesit e sotëm dhe është dërguar në spital, ku merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është identifikuar si Durim Muslija me origjinë nga qyteti i Durrësit, një person me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërënuar shqiptarin që të heqi dorë nga një femër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme