Mbledhja e mbetjeve plastike e kanoçeve mbetet ende, për fat të keq, mënyra e vetme e mbijetesës për një pjesë të familjeve rome. Historia e tre djemve të mitur romë, që sigurojnë jetesën me këtë punë, nuk është një rast i izoluar. Ata fitojnë deri në 500 lekë që dalin vetëm për të ngrënë.
Marjo, Deti dhe Ismeti janë tre të mitur të cilët çdo ditë detyrohen që të futen në kontenierët e mbeturinave, për të mbledhur kanoçe e mbetje plastike, për të siguruar mbijetesën.
Të ngrënë e të pangrënë, të veshur e të paveshur, ata çdo ditë marrin karrocën dhe e mbushin me mbeturina të riciklueshme, për t’i shitur më pas dhe për të mbajtur veten dhe familjen e tyre.
Shuma e lekëve që fitojnë nuk e kalon vlerën e 500 lekëve, me të cilat duhen të mbajnë frymën gjallë, por ata thonë se vetëm kështu mund të mos mbeten pa bukë.
Marjo: Jam 13-vjeç dhe kam vite që merrem me këtë punë.
Ismeti: Quhem Ismet dhe jam 12-vjeç. Prej vitesh punoj me bidonët. Çdio ditë futemi në kontenierët e mbeturinave. Është punë e lodhshme, por fitojmë 3-6 mijë lekë të vjetra në ditrë. Nduihmojmë familjet, pasi edhe ata merren me këtë punë.
Të njëjtën punë bën edhe kjo grua, e cila detyrohet që çdo ditë të kontrollojë kontenierët e mbeturinave, për të fituar vetëm 3 deri në 5 mijë lekë.
Ajo thotë se pa këtë punë, nuk mund të ushqejnë dot as fëmijët dhe as veten e saj.
Gruaja: Kam 2 vite që punoj çdo ditë kështu. Fitojmë 2-5 mijë lekë të vjetra në ditë. Po ku dalin, kemi kalamajë jetimë e mundohemi të mbijetojmë. Çdo ditë hyjmë mes mbeturinave dhe marrim bidonët që më pas i shesim. Pa këtë punë nuk e mbajmë dot familjen. Nga halli e kemi, pasi pa këtë punë na mbeten fëmijët pa punë.
Si Deti, Marjo dhe Ismeti janë edhe qindra fëmijë të tjerë, të cilët çdo ditë shihen në rrugët e kryeqytetit duke gërmuar nëpër kontenierë, në pamundësi për tu ushqyer nga familjet e tyre.