Historia e Ëmblës/ Vajza me sindromën down që nuk e pranojnë në shkollë me fëmijët e tjerë

Në dallim nga bashkëmoshatarët e saj të cilët vitin shkollor e filluan të martën, Ëmbla e filloi me vonesë. Prinderit dhe fëmijët e shkollës fillore “Bashkimi” kanë nënshkruar një peticion, kundër fëmijëve me sindromën “Down”.


“Për shkak se ne e kemi shoqërinë në disa aspekte jo të emancipuar, ne si prindër gjithmonë kemi has probleme” shprehet kështu Ilir Ademi , babai i vajzës me aftësi ndryshe nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Ëmbla.

Ato kanë bojkotuar mësimin pasi sipas tyre, Ëmbla është agresive ndaj fëmijëve gjatë zhvillimit të orëve mësimore.

“Për shkak të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhet në peticionin e nisur nga ana e prindërve.

Ky vendim ka prekur prindërit e vajzës dhe ka vështirësuar procesin e marrjes së dijeve për të.

“Vajza është në klasës e katërt, është me Sindromën Down. Kemi pasur probleme në edukimin e vajzës në institucionet arsimore. Vajzën e transferonin nga njëra klasë në tjetrën”, tregoi babai i vajzës në një intervistë për Euronews.

Më tej, drejtori i shkollës është pyetur se a është e mundur që agresiviteti të vijë si pasojë që Ëmblës i ndërrohet klasa çdo dy javë, e madje e kanë detyruar të mësojë në një hapësirë ku ka qenë vetëm.

“Ne me prindërit e Ëmblës kemi rënë dakord, që Ëmbla të qarkullojë dhe të bëjë rotacion në tre klasa apo paralele që i kemi”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.

Nuk ka munguar edhe  reagimi i Ministrit të Arsimit së Maqedonisë së Veriut i cili është shprehur se për momentin nuk ka asgje më të rendësishme në axhendën e tij përtej këtij rasti .

“Unë e kam kuptuar nga ana e mediumeve , të cilët dua t’i falenderoj që e paraqitën rastin, të cilët kanë qënë në komunikim me zotin Ademi. Ditën e djeshme kam komunikuar me prindin e Ëmblës dhe më është dhënë lajmi i mirë , sepse ëmbla është kthyer në shkollë. Kam komunikuar edhe me drejtorin e shkollës, kam kërkuar dhe I kam thënë që gjithcka që kam mundësi për kët rast dhe raste të tjera të mos përsëriten. Po I apeloj edhe nëtë gjith vendin tonë që këto situate të jenë samë të pakta”-shtoi ai.

240 milionë fëmijë janë me aftësi të kufizuara në mbarë globin, sipas UNICEF. 49 për qind e fëmijëve me aftësi ndryshe kanë më shumë gjasa që të mos kenë ndjekur kurrë shkollën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme