Historia e Lumbardhit për jetën, sfidat, dështimet dhe dy dhimbjet e fundit para se të hynte në BBVK

Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 2 një rrëfim e ka bërë Lumbardh Salihu.

Brenda klipit, ai ka rrëfyer ecurinë e jetës së tij, sfidat dhe ballafaqimet me të cilat ka hasur përgjatë viteve, që prej fëmijërisë.

Ish-futbollisti ka treguar se në vegjëli kushtet ekonomike nuk kanë qenë në nivel, çka bëri që babai i tij ta linte atë me familjen në Kosovë, për të emigruar drejt Austrisë.

Gjithashtu, Lumi ka përshkruar lidhjen me gjyshërit dhe llastimet që kishte pasur si fëmijë.

Një lidhje të veçantë ai tha ta ketë me të motrën, që quhet Diellza, derisa ka rrëfyer edhe sfidat e kësaj të fundit.

Lumbardhi ka deklaruar se e motra e tij ka abortuar fëmijën pak javë para hyrjes në BBVK.

Mes tjerash, ai zbulon se e pati shumë të vështirë përfundimin e karrierës si futbollist.

“Ekipi jem i fundit ka qenë fatmirësisht në Kosovë, Fc Llapi. Nuk kanë besu edhe shumë njerëz që një djalë do të shkojë në Vjenë e të ketë arritje në futboll”.

“E konsideroj veten se kam më shumë potencial sesa për futboll, për mua nuk ka qenë e lehtë pas futbollistit të ulem e të jem student në fakultet”, ka thënë Lumbardhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme