“Nëna ime ishte një njeri kaq zemërmirë”. Kështu shkruante presidenti rus, Vladimir Putin, në një artikull, ku flet për historinë e prindërve të tyre dhe vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me plot pasion, ai tregon se si është rritur dhe ka mësuar kaq shumë prej tyre.
Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur Zeit publikon një artikull, që hedh dyshime mbi deklaratat e Putin.
Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar të kaluarën e tij.
Në të vërtetë ai është fëmija jashtëmartesor i një ruseje, që ja jetuar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji,kur mamaja e tij u martua sërish, 8- vjeçari u dha tek një familje, që të kudjesej për të: pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonovic dhe Maria Ivanovna Putin.
Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar rritjen e tij në politikë.
Po kush është nëna e tij e vërtetë?
Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji,aktualisht është 88- vjeç.Transmeton Mapo.al
“Jam e bindur se Vova është biri im,” thotë ajo.
Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.
E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç.
Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar, janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.