Historiani vrau shokun e dhomës me bastun, si dy infermieret e azilit tentuan fshehjen e krimit! Nuk njoftuan policinë por morgun dhe agjencinë funerale! Ja si u zbuluan

Dy infermieret të cilat ishin në turn në momentin që Zyhdi Shehu vrau shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho, janë arrestuar ditën e sotme.


Në pranga kanë rënë 31 vjeçarja Nazime Mulla dhe 26 vjeçarja Glesantina Saraçi. Ato akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se infermieret pasi kanë zbuluar krimin e rëndë në dhomën e të moshuarve, nuk kanë njoftuar autoritetet blu, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin e 82 vjeçarit, Virxhil Vesho.

Teksa infermieret nuk kanë treguar ndodhinë, përgjatë ekspertizës mjekoligjore në morg u zbuluan shenjat e dhunës tek viktima, të cilat ishin të shkaktuara nga goditja me bastun.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme