Kanë shkuar gjashtë vjet prej kur në Qeverinë e Kosovës qe prezantuar një marrëveshje e madhe mes pushtetit e subjektit kryesor politik të opozitës. Marrëveshja nuk është realizuar as sot.
Në një ditë prilli të 2011-s, Hashim Thaçi si kryeministër dhe kryetar i PDK-së e pati marrë në konferencë shtypi kreun e LDK-së, Isa Mustafa, atëkohë në opozitë, si dhe aleatin e tij në Qeveri, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan sot Koha Ditore.
Të tre e kumtuan një marrëveshje për reformë zgjedhore.
Paralelisht kësaj, edhe marrëveshjen për një president konsensual të përkohshëm, mandati i të cilit do të zgjaste veç derisa të përfundonte reforma.