Hodhi foshnjën në plehra, flet nëna: S’kisha para që ta mbaja

“Nuk kisha para që ta mbaja, prandaj dhe e hodha fëmijën në koshin e plehrave”. Kjo është deklarata paraprake që 32-vjeçarja A., Nexha ka thënë për policinë në momentet që është arrestuar.

Burime për gazetën”Shqip” online, bëjnë me dije se këto janë fjalët e para që nëna ka thënë në momentet e arrestimit. Pavarësisht kësaj, hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gruaja është në edhe e 3 fëmijëve të tjerë dhe foshnja e pajetë që u gjet mëngjesin e sotëm kishte vetëm dy ditë që kishte lindur. Burimet policore bëjnë me dije se rreth orës 08.30,  në lagjen “Kongresi” Lushnjë, në afërsi të Bashkisë Lushnjë, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditësh e pa jetë nga person që po mblidhnin mbetje plastike dhe kanoçe.

Menjëherë pas njoftimit të policisë për gjetjen e foshnjës në koshin e plehrave, policia nisi hetimet për identifikimin e prindërve të bebes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.Nexha, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme