Holanda paralajmëron qytetarët nga kërcënimi i Erdoganit

Holanda ka paralajmëruar qytetarët e saj që nëse udhëtojnë në Turqi të kenë kujdes duke vënë kështu në dukje “tensionet diplomatike” mes të dyja vendeve.

Paralajmërimi për të “shmangur tubimet dhe vendet e mbushur me njerëz”, ka ardhur pasi Ministria e Jashtme e Turqisë ka mbajtur një protestë formale me të dërguarit holandez.

Gjermania, Austria dhe Holanda kanë bllokuar përpjekjet turke për të zhvilluar mitingje në këto vende. Presidenti turk u zotua për hakmarrje, duke i akuzuar këto shtete për “nazizëm”.

Tubimet e propozuara kanë për qëllim për të nxitur një numër të madh të turqve që jetojnë në Evropë për të votuar “pro” në një referendum që do të mbahet më 16 prill në zgjerimin e pushtetit të presidentit, transmeton Klan Kosova.

Në Gjermani, për shembull, ka më shumë se tre milionë njerëz me origjinë turke, nga të cilët 1.4 milion janë vlerësuar se kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet turke.

Në fakt, diaspora është qarku i katërt më i madh zgjedhor i Turqisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme