Ministrja Ahmetaj fillon komunikimin në “Facebook” me një lajm të mirë

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj komunikimin me qytetarë përmes faqes së saj në “Facebook” e ka filluar duke i njoftuar qytetarët me takimin që kishte ditë më parë me Drejtoreshën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva, Ruiz Calavera, ku edhe ka pranuar pjesën e parë të Marrëveshjes së IPA-s në vlerë prej 45.5 milionë euro.

Sipas ministres Ahmetaj, kjo marrëveshje do të ndihmojë në arritjen e obligimeve të parapara në kuadër të MSA-së, në fushat sikurse konkurrueshmëria dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut.

“Të dashur qytetarë, sot po fillojmë komunikimin tonë në një mënyrë më të lehtë dhe të qasshme për të gjithë. Dëshirojë që lajmin e parë me ju ta ndaj me informimin rreth takimit të mbajtur ditë me parë me Drejtoreshën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, ku pranova pjesën e parë të Marrëveshjes Financiare të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) 2016, në vlerë prej 45.5 milion euro nga kontributi i përgjithshëm i BE-së për Kosovën prej 70.5 milion euro. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në arritjen e obligimeve të parapara në kuadër të MSA-së, në fushat sikurse konkurrueshmëria dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Ahmetaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme