DASHI
Personat në çift do të jenë të mbushur me një forcë të jashtëzakonshme. Beqarët do përjetojnë ndjesi shumë të forta gjatë takime që do realizojnë. Financat do përmirësohen.
DEMI
Të papriturat, pasiguritë dhe shqetësimet do të përfshijnë të dashurit dhe të fejuarit. Beqarët nuk do jenë në formë të mirë dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm. Me buxhetin nuk do të keni vështirësi.
BINJAKËT
Këtë ditë do të merrni dhurata që i prisnit prej kohësh. Beqarët do fillojnë shpejt një lidhje afatgjatë që do ju ndryshojë jetën. Financat do jenë të mira.
GAFORRJA
Lajme të vogla, por të mira në të gjitha fushat, edhe në atë sentimentale. Beqarët nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak sado që do mundohen. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.
LUANI
Sukses të mirë do të keni në marrjen e përgjigjeve që kanë lidhje me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do ndjehen gati të fillojnë një lidhje. Planetët do jenë me ju në planin financiar.
VIRGJËRESHA
Gjendjes suaj trishtuese emocionale do t’i shtohet edhe një shëndet i dobët. Beqarët do ndihen mirë në prani të miqve. Në planin financiar do jeni të logjikshëm.
PESHORJA
Në fushën sentimentale do të lindë një ëndërr e re. Partneri do t’ju mbështesë. Beqarët do marrin guximin t’i shprehin ndjenjat. Të ardhurat do rriten falë menaxhimit të mirë.
AKREPI
Sot duhet të keni parasysh se dashuria duhet të ushqehet me gjëra konkrete dhe pozitive. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura të jashtëzakonshme.
SHIGJETARI
Në dashuri do të kaloni disa momente varfërie në emocione. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të bëjnë ndryshime që të mos lëndohen. Me shpenzimet tregohuni të matur.
BRICJAPI
Dashuri jo të korresponduara, iluzione në llogari të personave që në fund do t’ju zhgënjejnë. Beqarët do ecin me parime dhe nuk do pranojnë çdolloj ftese. Në planin financiar do keni fat.
UJORI
Episode të pafata që kërkojnë reflektim dhe pauzë. Beqarëve do ju rrahë zemra fort nga një person që do takojnë. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.
PESHQIT
Një rivale do të marrë situatën në dorë për të shkatërruar marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do fillojnë një lidhje afatgjatë, e cila do ju ndryshojë jetën. Financat do jenë të mira.