Horoskopi ditor për diten e enjte – 29. qershor 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Ditë harmonike kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Do bëni gjithçka që të shmangni mosmarrëveshjet me partnerin/en dhe do e toleroni jashtë mase atë. Beqarët ka shumë mundësi të kenë dashuri me shikim të parë. Planetët nuk do ndikojnë drejtpërdrejt tek financat, megjithatë duhet të bëni kujdes me çdo shpenzim.

DEMI21. prill – 21. maj

Ditë pozitive dhe emocionuese kjo për gjithë të dashuruarit. Orët e mbrëmjes do jenë ato me entuziastet kur edhe ju do ndiheni si mbi re. Beqarët ka gjasa të shoqërohen e të pëlqejnë shumë disa persona të shenjës së peshqve apo të gaforres. Të ardhurat do i menaxhoni me maturi dhe ato do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë. Jupiteri do iu qëndrojë gjithë kohës pranë.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Në jetën tuaj në çift do merrni atë që dëshironi sot. Partneri/ja do iu qëndrojë gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe nuk do bëjnë sakrifica të mëdha për të gjetur dikë. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë kontradiktor. Ulni shpenzimet që të shmangni problemet e mëdha.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë sot. Do flisni më hapur me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët do jenë shumë të sigurt tek vetja e tyre dhe do bëjnë të pamundurën që të kenë dikë pranë. Mundësitë nuk do mungojnë. Financat do jenë delikate sepse ju do shpenzoni pafundësisht.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik të keni zënka të shumta me partnerin/en tuaj sot. Tensioni do të ndizet dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Nëse keni fëmijë mundohuni ta lini jashtë debateve tuaja. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për ta gjetur personin e tyre ideal. Me financat tuaja nuk do merret asnjë planet, prandaj çdo gjë do e keni vetë në dorë.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ditë përgjithësisht e mirë për të dashuruarit. Bashkëpunimi me njeri-tjetrin do jetë shumë i mirë dhe keqkuptimet nuk do bëjnë pjesë në jetën tuaj. Beqarët ka shumë gjasa të njohin persona interesantë nëpërmjet miqve dhe familjarëve të tyre. Financat do jenë të favorizuara. Mund të kryeni transaksione të rëndësishme si edhe investimet e menduara prej kohësh.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Duhet ta merrni në dorë jetën tuaj sentimentale sot dhe të bëni çmos ta largoni rutinën. Mundohuni të përgatisni gjëra të reja apo të largoheni me pushime. Beqarët nuk duhet t’i besojnë shumë aparencës sepse do zhgënjehen shpejt. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri për pjesën më të madhe të personave. Do jeni goxha të organizuar në këtë fushë.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Edhe komunikimi nuk do ketë asnjë problem. Beqarët duhet ta dëgjojnë me kujdes dikë që do i propozojë. Ai do jetë një person me shumë vlera. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Do shpenzoni me maturi e kujdes.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Më në fund edhe jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Do e shihni me pozitivizëm të ardhmen së bashku dhe do mendoni t’i bëni gjërat më serioze. Edhe ata që kanë pasur zënka do i zgjidhin. Beqarët do jenë sensualë dhe do kenë mundësi të mira për ta gjetur personin e duhur. Shpenzimet e mëdha do iu rrënojnë financiarisht. Bëni kujdes.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Neptuni do jetë planeti që do iu ndihmojë ta kaloni sa më shpejt situatën. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe nuk do e gjejnë dot personin ideal. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha për çfarë të qaheni.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ditë e mbushur me sensualitet dhe dashuri kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do shkojë për mrekulli ndërmjet jush dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Beqarët me shumë gjasa do fillojnë aventura afatshkurtra, por mjaft emocionuese. Nëse keni vështirësi financiare duhet të gjeni sa më pare një zgjidhje.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do i merrni më seriozisht problemet që iu kanë dalë në çift kohët e fundit dhe do mundoheni t’i zgjidhni me maturi ato. Në fakt edhe partneri/ja do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë. Beqarët do jenë me humor shumë të mirë dhe do tregohen akoma më të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen. Në planin financiar shmangni dhëniet e huave apo investimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme