Horoskopi ditor për diten e hënë – 16. janar 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite dhe zënkat me partnerin do jene te shpeshta. E mira do jete te uleni dhe te flisni për disa minuta qetësisht. Vetëm kështu do sqaroheni. Beqaret do kenë një dite tejet intensive dhe te mbushur me takime. Financat mbajini te stabilizuara sa me shume sepse shume shpejt do keni nevoje për shuma me te mëdha.

DEMI21. prill – 21. maj

Yjet do sjellin vetëm kënaqësi dhe emocione sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do doni te keni asnjë ndryshim. Beqaret do kenë veçse disa flirtime me dike, asgjë me tepër sesa kaq. Do ju duhet te presin ende disa kohe për ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta për hapat qe duhet te hidhni.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Sot do gjeni argumente te forta ju te dashuruarit qe partneri te mos ju kritikoje për asgjë. Nga ana tjetër do mundoheni ta dashuroni atë me më shume pasion dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Beqaret do bëjnë mire te mos krijojnë iluzione te mëdha sepse mund te zhgënjehen. Financat kane për te qene tej mase te trazuara kështu qe ulni ne minimum shpenzimet.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Fale ndikimit mjaft pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e mbushur me momente te bukura sot. Do i shprehni ndjenjat edhe ne publik dhe asgjë tjetër nuk do ketë rëndësi përveç lidhjes me partnerin. Beqaret me shume gjase do kenë disa takime te veçanta te cilat nuk do i lënë t’iu ikin nga duart. Për te përmirësuar financat nuk duhet te luani lotari sepse do pendoheni përgjithmonë.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Sot do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do jeni gati te bëni çmenduri vetëm qe jeta juaj te ketë ndryshime dhe rutina te marre fund. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale dhe do preferojnë qe gjithë kohen e lire ta kalojnë me familjaret. Për fat te mire gjendja e financave do këtë disa përmirësime.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite mjaft premtuese ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene ndryshe sot dhe përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin hapa. Duke pritur gjate ka rrezik qe te humbasin mundësi te shkëlqyera. Financat do jene goxha problematike. Kërkoni sa me pare ndihme nga te afërmit sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ju te dashuruarit do jeni tej mase aktive gjate kësaj dite dhe asgjë nuk ka për t’iu munguar. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën ne maksimum sepse te tilla nuk përsëriten shpesh. Beqaret nuk duhet te reshtin asnjë moment se e kërkuari dashurinë sepse është e sigurte qe ne një moment ajo do shfaqet. Buxheti do vazhdoje te jete i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo lloj shpenzimi, përveç gjerave te nevojshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Do flisni me ëmbëlsi, do përkëdheleni dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare me atë qe keni ne krah. Beqaret do ndihmohen tej mase nga Venusi dhe te gjitha ëndrrat qe kane thurur deri me sot do mund te bëhen realitet. Financat do jete tejet te mira kështu qe nuk do ju duhet ta shtrëngoni shume rripin e shpenzimeve.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Pas një periudhe te begate, sot gjerat nuk do ecin shume mire mes jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do bini dakord për asnjë me njeri-tjetrin dhe here pas here do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret duhet te mendojnë edhe për te ardhmen para se te bëjnë zgjedhje pasi ne te kundërt mund te pendohen. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme, por jo aq sa për te shpenzuar pa bere llogari.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite mjaft e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do emocionoheni nga fjalët e ngrohta dhe surprizat qe do ju përgatisë partneri here pas here. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshimet e mëdha ne jetën sentimentale kështu qe do kenë një dite rutine. Buxheti do kërkojë një riorganizim. Për këtë gjë duhet t’iu besoni vetëm miqve te afërt.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Kjo do jete një dite emocionuese për juve qe jeni ne një lidhje. Do i zgjidhni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur me partnerin dhe do mendoni. Beqaret do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshoje jetën rrënjësisht. Ai mund te ketë një profesion te bukur dhe human. Për financat gjithashtu do jete dite e mire. Mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Për çiftet kjo do jete një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos mendoni shume për te ardhmen. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe për lidhje pa te ardhme. Le te përfitojnë nëse i preferojnë ato ose le te presin edhe pak nëse duan histori serioze. Financat për fat te mire do fillojnë te normalizohen disi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme