Horoskopi ditor për diten e martë – 24. janar 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Do jeni me te afërt dhe me bashkëpunues me partnerin tuaj sot prandaj marrëdhënia ne çift do jete aq e shkëlqyer saqë nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret me ne fund do takojnë dike joshës dhe qe me shume gjase do iu ofroje një jete te mire. Edhe ne planin financiar klima duket e mire. Situata do ketë goxha stabilizime dhe do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Sot do merrni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do keni as problemin me te vogël me njeri-tjetrit. Beqaret do kenë dëshira te çmendura dhe mund te hedhin hapa te pamenduara. Disa edhe mund te kenë probleme nga ato hapa. Be planin financiar nuk duhet kurrsesi t’i mbyllni sytë dhe te shpenzoni kuturu sepse keni për te pasur probleme serioze.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do jeni te gatshëm te bëni çdo gjë për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Harmonia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret nuk do jene te trishtuar nga vetmia dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Financat duhen pasur nen kujdes, pasi disa planetë nxitin përmirësimin e disa te tjerë problemet.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite neutrale do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do mendoni si me te arsyeshmen pa menduar se çfarë do ndodhe nesër. Beqaret do jene me shume fat dhe kane për te kaluar një dite fantastike. Çdo gjë qe kishin ëndërruar do ju plotësohet. Ne planin financiar do ju duhet sa me shume maturi dhe përkujdes qe te mos ketë tronditje.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Juve qe jeni ne një lidhje ka rrezik te filloni te pëlqeni dike tjetër sot dhe mund ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Mundohuni ta frenoni sa me shume veten dhe për çdo gjë te flisni me partnerin. Është e natyrshme qe ndonjëherë ndjenjat për dike te shterojnë, por duhet te jeni te sinqerte. Beqaret do jene te pafat ne dashuri. Financat do arrini t’i mbani gjithë kohës te stabilizuara.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jete ne plan te dyte sot pasi me shume se për çdo gjë tjetër do mendoni për punën. E mira është qe t’ia sqaroni partnerit sa me mire këtë gjë qe ai t’iu kuptoje. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për princin e tyre te kaltër, por pa pasur gjë konkrete. Financat do ua mbroje ne çdo moment Neptuni dhe nuk keni për te pasur aspak tronditje.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Planetët jo vetëm qe do sjellin sensualitet dhe ngrohtësi ne jetën tuaj ne çift, por gjithashtu do ju bëjnë te jeni besnike dhe largpamës. Beqaret ka mundësi qe ta gjejnë sot personin ideal dhe do fillojnë me te një lidhje tejet emocionuese. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Buxhetin do arrini ta mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin probleme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Venusi i mrekullueshëm do ua beje ditën fantastike ju te dashuruarve. Ne çdo moment do përjetoni emocione te jashtëzakonshme dhe nuk do doni qe dita te mbaroje. Beqaret pa u lodhur shume do e gjejnë personin me te përshtatshëm dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Buxheti nuk do ketë probleme nëse nuk shpenzoni kuturu.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Plutoni do ndikoje negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here kane për te lindur probleme serioze me partnerin. Kujdes me çdo fjale. Beqaret duhet te dine te sillen me personat qe do takojnë ne mënyrë qe te lënë përshtypje sa me te mira. Ne planin financiar, te gjitha përpjekjet e bëra gjithë këto kohe do japin rezultatet e shumëpritura.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dita e sotme do ketë edhe momente te bukura edhe momente delikate për ju te dashuruarit. Here do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe here do debatoni ashpër me te. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te takuar personin e ëndrrave. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nga ana tjetër do mundoheni te gjeni mundësi për ta përmirësuar situatën.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj sot dhe do bëni edhe disa gjera te çmendura, por mjaft emocionuese. E rëndësishme është qe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme, prandaj kujdes me çdo shpenzim.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje me partnerin. Beqaret do kenë surpriza te këndshme qe do i mrekullojnë pafund. Buxheti nuk do ketë tronditje nëse vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe nuk bëni çmenduri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme