“Horrat përpara drejtësisë, kjo është kauza”- Petrit Vasili: Ata që plaçkitën News24 duhen ndëshkuar! Gjykata foli qartë

Ish-deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar në rrjetet sociale sa i përket vendimit të Gjykatës së Tiranës që i dha të drejtë News24 kundër bastisjeve të zyrave të televizionit nga shteti dhe kompania KAYO.


Vasili thekson se gjykata foli qartë dhe ata që kryen veprime të tilla duhen ndëshkuar.

Reagimi i Vasilit:

Horrat përpara drejtësisë, kjo është kauza!!

Gjykata foli shumë qartë.

Po banditët dhe ata që urdhëruan banditët a do të përgjigjen përpara drejtësisë?

Pa ndëshkimin e atyre, që dhunuan dhe plaçkitën si horra News24, ngjarje të neveritshme si kjo do të përsëriten.

Horrat përpara drejtësisë, kjo është kauza e të gjithëve sot!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme