Hoteli me 10,000 dhoma që nuk ka pasur kurrë asnjë musafir

Krahas një plazhi të gjerë në ishullin gjerman të Rugen-it në Detin Baltik qëndron një nga hotelet më të mëdhenj në botë.

Një hotel i madh që ka një sipërfaqe prej rreth tre kilometrave dhe ka 10 mijë dhoma, të gjitha me pamje nga deti.

Çuditërisht, edhe pse ky kompleks ishte ndërtuar para rreth 70 vjetësh, asnjë mysafir nuk ka qëndruar në të ndonjëherë. Kjo për shkak se këtë kompleks e kishin ndërtuar nazistët gjatë viteve 1936 dhe 1939 me urdhër të Adolf Hitlerit.

Gjatë po të njëjtës periudhë Hitleri ishte duke u përgatitur për luftë dhe hoteli mbeti në plan të dytë, duke bërë që ai të mos përfundonte kurrë.

Gjatë viteve sa hoteli “Prora” ishte në ndërtim, rreth 9 mijë punëtor ishin të përfshirë në përfundimin e projektit. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ndërtimi i Proras u ndërpre dhe të gjithë punëtorët u transferuan në fabrika të armëve.

holi

Teatri dhe kinemaja të ndërtuara në brendësi të hotelit nuk u shfrytëzuan kurrë, ndërsa sallat e festivaleve dhe pishinat nuk u mbushën asnjëherë.

holis

Pas Luftës së Dytë Botërore, Prora u përdor si vend për mbajtjen e armatimit nga ushtria e Gjermanisë Lindore. Pas bashkimit të gjermanive në vitin 1990, kjo ndërtesë ka mbetur bosh. /Insajderi.com

hotel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme