Hoteli turk zbulon darkën ‘sekrete’ të Ramës me Vucic’in

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë qëndrimit në Stamboll, duket se kanë qëndruar bashkë, më shumë se sa kanë zbuluar vetë zyrtarisht.

Ata përveç te presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, janë takuar edhe në një resort turk në Stamboll, i cili edhe ka zbuluar aksidentalisht darkën e fshehtë të tyre, shkruan gazetametro.net.

Fotoja e tyre është publikuar nga vetë hoteli në faqen e tyre zyrtare në Instagram, duke dashur t’i bëhet reklamë resortit të tyre turistik, në kuptimin se ai vizitohet nga personalitete të larta të jetës politike.

Edhe pse Rama e Vucic shpesh përdorin retorikë të ashpër ndaj njëri – tjetrit, në këtë foto duket se kanë kaluar një takim shumë miqësor mes tyre.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë”, shkruhet nën fotot e dy liderëve ballkanik.

Fotografia është shkrepur gjatë vizitës së Ramës në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Gjatë kësaj vizite Rama dhe Vucic, patën edhe një takim të përbashkët me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme