Shërbimet sekrete harxhuan 100 mijë euro vetëm për ushqim, e në total 1.5 milionë euro

Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë shpenzuar shumë para pnga buxheti i shtetit për dreka, e darka.

Ministri, shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe shefi i tij i kabinetit, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe sekretari shtetëror, kanë harxhuar 100 mijë euro për ushqim, pije dhe nevoja të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo vlen vetëm për kohën e Gordana Jankulloskës, Sasho Mijallkovit, shefit të tij të kabinetit, Toni Jakimovskit, Lubço Todorovskit dhe Mitko Çavkovit.

Nga dokumentet mund të shihet se në menynë e preferuar bëjnë pjesë edhe mishi i kalit, i bizonit, mishi i drerit.

Në periudhën 2011-2016 janë harxhuar thuajse 1,5 milionë euro. Zyrtarët e tanishëmtë MPB-së bëjnë të ditur se derisa Oliver Spasovski ishte ministër teknik, është kërkuar nga Enti Shtetëror për Revizion të bëj kontrollë të punës financiare të MPB-së dhe të harxhimeve, por një gjë e këtillë nuk ka ndodhur./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme