Hoti: Asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë PAN-in

Për keqardhje janë deklaratat për kontrabandim deputetësh nga koalicioni PAN, sipas Avdullah Hoti, pretendent për kryeministër i LAA.

Ai tha se vija e kuqe vazhdon të mbetet e fuqishme karshi PDK-së.

“Ne kemi vija të kuqe me PDK-në. Në fakt PDK duhet të reflektojë shumë gjatë që ta shohin se pse kurrkush nuk do të bashkëpunojë me ata… Nuk ka asnjë zyrtar në LDK që mbështet PDK-në, asnjë zyrtar, as AKR që kanë bashkëpunuar më herët me ta, as Vetëvendosja siç i kam dëgjuar krerët e saj”.

“Çfarë mendësie politike e koalicionit PAN është që të krijohet një qeveri duke kontrabanduar deputetë nga koalicionet tjera, unë e di që ata kanë para boll, është krejt hipotetike, ajo çfarë po flas është krejt prej deklaratavë të zyrtarëve të koalicionit. Kush janë ata njerëz që do ta votojnë, a i kanë kontrabanduar?”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Jam i bindur se asnjë prej deputeteve tonë nuk do ta votojë koalicionin PAN”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme