Konsullata e Kosovës largon nga puna shoferin e arrestuar në aksionin e DEA-s

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet e shtetit pritës për arrestimin e vozitësit të Konsullatës, Albert Veliu, i cili është në mesin dhjetë të arrestuarave për trafikim armësh e krim të organizuar, raporton Koha Ditore.

Konsullata konfirmon se Veliu ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike.

“Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme