Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK e mbështet rivendosjen e Flamurit të shtetit të Kosovës tek rrethi, sa më lart e dinjitetshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.
Postimi i plotë:
LDK e mbështet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosovës tek rrethi – sa me lart e dinjitetshëm. Ky flamur duhet te vendoset ne çdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.
Ne çdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosovës, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës.
Dhe, me ndihmën e miqve, do ta veme Flamurin e Kosovës edhe ne OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova.