Hoti ka një kërkesë për Vetëvendosjen

LDK-ja duket të jetë larg një koalicioni me Vetëvendosjen. Pasi më herët në LDK thoshin se Vetëvendosje do të duhej ta njihte figurën e presidentit Ibrahim Rugova, tash kanë dalë me një kusht të ri.

Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LAA-së, ka thënë se Vetëvendosje fillimisht duhet të kërkojë falje për të gjitha veprimet e dhunshme që ka bërë, gjuajtjen e gazit lotsjellës e koktej molotovit për Policinë e Kosovës, thyerjen e institucioneve, e pastaj do të lëvizin përpara për një bashkëpunim me ta.

Edhe më e vështirë për t’u arritur ky koalicion mbetet mosgatishmëria e LDK-së për të hequr dorë nga temat e mëdha, siç janë demarkacioni, dialogu me Serbinë, që janë temat kryesore të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Të kërkojnë falje qytetarëve të vendit, LDK-së e kryeministrit. Kryeministri është sulmuar në familje në shtëpinë e tij. Është gjuajtur me koktej. Është sulmuar vetura e tij. S’ka qenë sulm me vezë apo sulm simbolik, por ka qenë sulm që ka pas mundësi të shkaktojë vdekjen e kryeministrit dhe stafit të tij”, ka thënë Hoti për Kohavision.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme