Shefi i grupit parlamentar të LA-së, Avdullah Hoti ka komentuar përbërjen e kabientit qeveritar, duke thënë se është katastrofal.
Më tej, Hoti ka thënë se kjo është e varur tërësisht nga Beogradi.
“Seanca filloj me shumë vonesë. Kryetari ftoi të mandatuarin për ta propozuar kabinetin e tij. Është fatëkeqe cfarë lloji i qeverisë po i ofrohet qytetarëve. Ne propozuam që kabineti qeveritar të nxirret menjëherë në votim.
Kryetari I Kuvendit shkeli menjëherë rregulloren e Kuvendit, gjegjësissht nenin 50-të I cili thotë se kurdo që kërkohet mocion ai do të nxirret në votim. Është fatëkeqe që edhe pas gjithë këtyre viteve, themelimi I institucioneve të Kosovës varet kryekëput nga Beogradi”, ka thënë Hoti.