Hoti: Shfuqizimi i Speciales dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se tendenca për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar, dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt strukturave euro- atlantike.

Ai këto komente i bëri pas takimit të zhvilluar me një delegacion të përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefin e Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin si dhe dy ambasadorët të Gjermanisë dhe Francës, Christian Heldt dhe Didier Chambert.

Në komunikatën e dërguar nga zyra për informim e LDK-së thuhet se Hoti i ka siguruar emisarët se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me Gjermanin e Francën dhe vendet e tjera të BE –së, SHBA-të, NATO-n dhe vendet e tjera mike, transmeton Telegrafi.

“Rrjedhimisht, Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta”, ka thënë Hoti.

Në takim Hotin e kanë shoqëruar edhe dy deputetët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe Armend Zemaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme