Hoti: Zyrës së Kryeministrit iu shtuan 32 persona – investimet kapitale ranë nga 6.3 milionë në 440 mijë euro

Ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale.

Hoti thotë se Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN ndërsa thekson se zyra e Kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të Qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro shtesë.

“Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, shton më tej se vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milionë euro më shumë, “që është 6.5 milionë euro më shumë se në Qeverinë Mustafa”.

Subvencionet, sipas tij, tani janë 3 milionë euro, që janë për 1.5 milion më shumë, “pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë”.

Në fund, ai përmendi edhe investimet kapitale, që, sipas tij, kanë rënë drastikisht.

“Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milionë, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro”, ka potencuar ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme