Trumpi pritet t’i japë fund dilemave rreth vrasjes së Khashoggit

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Uashingtoni do të vijë me një përfundim javën e ardhshme, lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggit dhe atyre që janë përfshirë në vrasje, pas raportimeve të CIA-s se princi i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman ka urdhëruar vrasjen.

Trump tha para gazetarëve se do të dalin me një raport të hënën ose të martën. Inteligjenca amerikane beson se princi Salman, që është udhëheqës de facto i mbretërisë, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Khashoggi në Turqi muajin e kaluar.

Qeveria saudite ka kundërshtuar këto akuza, të cilat fillimisht u publikuan në “Washington Post” më 17 nëntor, raporton REL.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se raportimet se qeveria amerikane ka ardhur në përfundim lidhur me vrasjen nuk janë të sakta.

Raporti i inteligjencës amerikane është i pari që drejtpërsëdrejti lidhë princin e Arabisë Saudite me vrasjen.

Por, presidenti Trump, nuk ka komentuar shumë lidhur me raportin e CIA-s.

“Ne kemi aleancë të fuqishme me Arabinë Saudite, ata na ofrojnë shumë punë, biznes dhe zhvillim ekonomik”, shtoi Trump.

“Washington Post” në publikimin e raportit të CIA-s, ka theksuar se përfundimi ka ardhur si rezultat i një telefonate të realizuar nga vëllai i princit, Khaled bin Salman, ambasador në SHBA, me Khashoggit. Por, ambasadori ka refuzuar pretendimet e tilla në një postim në Twitter.

Khashoggi, kolumnist në “Washington Post” dhe kritik i mbretërisë në Arabinë Saudite ishte vrarë në konsullatën e A. Saudite në Stamboll më 2 tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme