Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Shteteve të Evropës ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit.
Ajo në këtë samit, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës tha se Ministria që ajo drejton ka për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe sundimit të ligji.
“Ministria e Drejtësisë, ka për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe kjo është njëra prej obligimeve kryesore që rrjedhë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”, tha Hoxha.
“Ballkani është një vend me një histori të begatë, por për fat të keq me shumë tragjedi. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për fqinjësi të mirë. Javët e kaluara na treguan se sa e brishtë mund të jetë paqja nëse të gjitha vendet nuk angazhohen për të”.