Ministrja Hoxha ka theksuar se ata janë duke punuar që të zbardhin rastet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan lajmi.net
“Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet” u shpreh Dhurata Hoxha.
Në takim, Prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend.
Edhe nga drejtuesit e shoqatave që merren me trajtimin e këtyre viktimave, u kërkua që të punohet shumë për ndëshkimin e këtyre krimeve. /Lajmi.net/