Hoxha tregon se kur do të merret vendimi për liberalizim të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent dhe se si vend janë në rrugë te mirë për përfitime tjera nga Fondi i Bashkimit Evropian.Sipas saj Kosova është përfituesi i dytë më i madh në botë për kokë banori nga fondet e Bashkimit Evropian.Këto komente ajo i bëri pas takimit që zhvilloi me ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi me të cilën diskutuan për projekte që ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Hoxha lidhur me liberalizimin e vizave ajo tha se shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë të marrin një vendim për këtë çështje deri pas përfundimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Në takim u diskutua për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, ndërtimin e deponisë së materieve të rrezikshme në Fushë Kosovë etj. I gatshëm për përfundimin e këtyre projekteve u shpreh ministri Matoshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme