Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Hoxhaj ka theksuar se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e PDK-së për mocionin dhe për çështjet e tjera, pa i përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme.
Ai ka paralajmëruar se deputetët e PDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Hoxhaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, ka thënë se një Qeveri nuk matet me punën ditore, por me përmbushjen e objektivave madhore për vendin. Edhe Hoxhaj, sikurse shefi i tij i partisë, thotë se ka mungesë të vendimmarrjes tek partneri i koalicionit, LDK-ja.