Hoxhaj: Asnjë treg rajonal paralel nuk mund ta zëvendësojë atë të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kundështuar sërish idenë e tregut rajonal të përbashket, që po përkrahet nga Shqipëria dhe Serbia.

Deri tek kjo deklaratë ka ardhur pas një takimi sot në Prishtinë me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizaten Botërore të Doganave.

“Me Kryeministrin Isa Mustafa sot shënuam anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botrore të Doganave që do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për Kosovën, asnjë treg i përbashkët parallel në rajon nuk do të mund të zëvendsësoj integrimin tonë në tregun e përbashkët të BE-së, siç parashihet në MSA” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme