Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në twitter Hoxhaj tha se “Romania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën”, duke shtuar se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi.
Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gatishmërinë të kontribuojë në “gjetjen e një zgjidhje në mes Kosovës e Serbisë”.