Drenicakët ‘ia ndalin rrugën’ Pacollit në Prekaz (pamje)

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, Behgjet Pacolli, ishin të pranishëm mbrëmë në varrezat e Jasharëve në Prekaz, me rastin e Manifestimit të Epopesë së UÇK-së.

Pas përfundimit të “Natës së Zjarreve”, derisa zyrtarët e lartë të shtetit futeshin në vetura, për një çast Pacollit ‘ia zunë’ rrugën disa drenicas.

Këta të fundit i kërkuan numrit dy të ekzekutivit që ta bëjë të mundshëm përshpejtimin e votimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Votojeni demarkacionin o baci Behgjet… Votojeni se na keni marrë në qaf, marum…”, ishin disa prej kërkesave të tyre.

Ndryshe, Pacolli para disa ditësh ka deklaruar se këtë javë pritet të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi.

“Ratifikimi është çështje ditësh. Lista Serbe nuk ka vënë ndonjë kusht në këmbim të votës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ishte shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme