Ministri Hoxhaj ka njoftuar parlamentarët britanikë për progresin e Kosovës dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka treguar ndaj Kosovës.
“Hoxhaj dhe deputetët britanikë diskutuan për thellimin e bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, me fokus në planin ekonomik dhe atë arsimor, duke mos lënë anash bashkëpunimin në planin politik”- njofton komunikata për media.
“Biseduam për një sërë bashkëpunimesh në fusha të ndryshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Bashkëpunimi ekonomik dhe ai në fushën e arsimit, mbeten prioritetet tona kryesore. Po ashtu biseduam për parlamentarizmin, dhe interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe Ballkanin në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit “, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetës i rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin e saj.