Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Duke folur për zhvillimet e fundit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë pas arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, ministri Hoxhaj ka theksuar se arrestimi i Thaçit, është veprim politik i papranueshëm.
“Sa i përket zhvillimeve të ditëve të fundit në raport me Serbinë dhe rastin e ndalimit të oficerit policor, Nehat Thaçi me të drejtë na ka shqetësuar të gjithëve dhe njëkohësisht na ka mobilizuar si institucione të Kosovës. Me përgjegjësi të plotë deklaroj se task forca që kemi krijuar në nivel të Qeverisë së Kosovës po bën gjithçka për ta kthyer në Kosovë sa më parë oficerin policor, Thaçi”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.