Sakte.net / 20 Shtator 2016 / 14:37
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në New York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.
Në agjendën e Hoxhajt për diskutim ka qenë çështja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale.
Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryediplomati kosovar ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.
Së bashku me kryeministrin Mustafa, ain ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve. Po ashtu, është takuar me personalitete të njohura amerikane dhe botërore në takimin e Global Clinton Initiative.