Hoxhaj për Der Standard: Zv.kancelari austriak u keqpërdor për diskurs të politikës së brendshme serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për të përditshmen austriake Der Standard, ka thënë se deklaratat e zëvendës-kancelarit austriak nuk i kontribuojnë pajtimit mes popujve në Ballkan, normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe as integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kur në fillim të vitit 2018, rajoni po lëviz me një shpejtësi të re drejtë anëtarësimit në BE dhe kur pajtimi mes popujve është prioritet sa i shteteve të rajonit po aq edhe i bashkimit evropian, një deklaratë e tillë nuk i kontribuon pajtimit mes popujve, normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, dhe integrimit të shteteve në BE”, ka thënë Hoxhaj për Der Standard.

Hoxhaj ka thënë se ndjen keqardhje që një zëvendës kancelar i Austrisë është keqpërdorur për diskuts të politikës së brendshme në Serbi. Ai shtoi se ka qenë deklaratë e habitshme “kur dihet se Austria në 30 vitet e fundit ka qenë dera e parë e mbështetjes së Kosovës edhe si çështje në vitet 90-ta dhe si shtetësi”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme