16 vjeçarja Fetije Shatraj nga Llausha e Skenderajt u vra në maj të 1999-ës.
Por, tek tash pritet të hidhet dritë mbi rrethanat e mbytjes së vajzës 16 vjeçare, që ndodhi pak ditë pa ardhë liria.
Ndonëse akoma nuk dihet se kush e kreu vrasjen e saj, ka të dyshuar. Personi që prokuroria ka nisur hetimet është axha i saj.
Ndërkohë që babai dhe vëllezërit e viktimës me këmbëngulësi duan që të zbardhet e vërteta.
Hulumtimin me rrëfime ekskluzive nga Llausha e Skenderajt e ka realizuar gazetarja Merita Neziri dhe kameramani Agon Bejtullahu.