Një adoleshent ka humbur jetën sot në Mat, pasi ka rënë nga një vend i thepisur në brigjet e lumit Urakë. Policia njoftoi paraprakisht se vdekja duket aksidentale.
Në njoftimin e saj thuhet: “Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
© SYRI.net