Humb jetën një person dhe katër të lënduar në një aksident trafiku

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës.Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.Ajo ka thënë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ngasësi i automjetit, i cili kishte humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.

Personi i vdekur është E.I. i lindur më 1999.Podrimaj ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes në orët e hershme të ditës së sotme kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, që ka konstatuar vdekjen e viktimës, kurse të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtimNdërsa trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve dhe nuk është dërguar farje për obduksion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme