Humbi betejën me kancer, vdes “Brenda” e “Beverly Hills 902010”

Shannen Doherty, ylli i Beverly Hills 90210 ka vdekur në moshën 53-vjeçare, sipas revistës People.

Ylli amerikan u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2015.

Në dhjetor 2016, ajo postoi një fotografi të ditës së saj të parë të rrezatimit, duke e përshkruar trajtimin si “të frikshëm”.

Vitin e kaluar, asaj iu hoq një tumor në tru dhe zbuloi se sëmundja ishte përhapur në kockat e saj.

“Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty”, citoi revista të thoshte publicistja e Doherty, Leslie Sloane.

“Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme